Futboll Sport

Lamtumira e Sneijder/ Holanda fiton me përmbysje ndaj Perusë, vendos DEPAY

Holanda fitoi 2-1 me përmbysje me Perunë në takimin e luajtur në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, ku duartrokitjet ishin të gjitha për Wesley Sneijder, që zhvilloi ndeshjen e tij të lamtumirës me “Portokallinjtë”.

Në minutën e 62-të, pak momente pasi vendasit barazuan rezultatin me Depay, Sneijder ia la fushën mes lotësh Promesit, me publikun që shpërtheu në ovacione për mesfushorin që e mbyll karrierën në Kombëtare me 134 ndeshje dhe 31 gola.

Memphis Depay shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Holandën në minutën e 83-të, duke zhvlerësuar finalizimin e Aquinos së Perusë që në fillim të pjesës së parë.

Related posts

U BULLIZUA NË RRJETET SOCIALE/ Shikoni reagimin e tifozit kur takon Neymar (VIDEO)

Delo.autor

Ruggeri: Messi nuk duhet të luajë më për Barçën, por të nisë punën për Kupën e Botës

Sadik.Autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Sërish rokadë fanellash në Kombëtare, Bajrami i merr numrin… Manajt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment