Futboll Sport

SHQIPËRI-IZRAEL/ Shikoni atmosferën në stadiumin “Elbasan Arena” (FOTO)

Do të luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.

Elbasan Arena]

Edhe pse me mungesa të shumta dhe me lojtarë që nuk aktivizohen sistematikisht në klubet e tyre, djemtë kuqezinj do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Izraelit, në shtëpi, pas asaj humbjes 0-3 në sfidën e 12 nëntorit të vitit 2016.

360 grade

Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.

Formacioniii

SHQIPËRI-IZRAEL ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE: 

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri

Izraeli: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natço, Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretz

LIVE NGA ELBASANI PARA FILLIMIT TË NDESHJES:

20:06 De Biazi zë vend në tribunën e stadiumit.

20:05 Duhen edhe 40 minuta nga starti i sfidës, shikoni atmosferën në stadium.

20:02 Në fushën e blertë ka zbritur edhe presidenti i FSHF-së Duka së bashku me zv.presidentin Nurin.

Duka dhe Nuri

20:00 TKZ kthehet në tribuna për të mbështetur ekipin Kombëtar, ndërkohë që në nxehmje kanë dalë portierët.

19:45 Futbollistët e Kombëtares zbresin në fushë dhe shkelin tapetin e stadiumit “Elbasan Arena”.

19:35 Në tribunë i pranishëm edhe ish-portieri i Interit, Alberto Fontana, i cili është dhe menaxheri i sulmuesit Rei Manaj.

19:30 Tifozët mbajnë radhën për tu futur në stadium, kontroll i shpeshtë i policisë bëhet pengesë për futjen e shpejtë.

scc

19:25 Mbërrin edhe Kombëtarja e Shqipërisë, Panuçi futet i pari në stadium.

Kombetarja

19:20 Bllokohet autobuzi i Kombetares në hyrje, për shkak se nuk ishin larguar furgonet shoqerues te Izraelit

41215763_2091767804472123_6504450755422846976_n

19:15 Kombëtarja e Izraelit mbërrin në stadium, pritet edhe Shqipëria. 6 furgonë dhe 2 autobusë prezent nga pala izraelite.

Skuadrat Mberijne edhe skuadrat ne stadium

19:05 Në stadium mbërrijnë edhe gjyqtarët hungarezë që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Priten vetëm skuadrat.

Gjyqtaret

19:03 Nuk e mori në Europian, por Hamdi Salihi nuk nguron të përqafojë De Biazin.

Salihi De Biazi

19:00 Në hyrje të stadiumit, De Biazi ka takuar edhe presidentin Armand Duka. Nuk mungoi as përqafimi i ngrohtë mes tyre, si 2 miq të vërtetë.

18:50 Në hyrje të stadiumit mbërrin edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Ai përfiton nga rasti për të takuar gazetarë, ndërkohë që nuk mungojnë fotot, me 2 tifozë shqiptarë të ardhur nga Londra.

De Biazi Gazetaret De Biazi

18:45 Eskortat me autokolonat e skuadrave kombetare, do të nisen rreth orës 19:00.

18:40 Luan kombëtarja, pak entuziazëm, por në Elbasan do të jetë dhe… Luka Modriç. Të paktën nga fanella e një tifozi…

 

18:38 Vijon patrullimi i helikopterit mbi stadiumin “Elbasan Arena”.

18:35 Forca policore në të gjithë pallatet pranë stadiumit.

654

Related posts

MODULI I LOJËS/ Ancelotti: E kam të vështirë të zgjedh, Insigne do të fokusohet tek…

Isa.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ Pas një super pasimi nga Kante, Mount zhbllokon sfidën ndaj “Të Kuqve” me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Ndalen kryesuesit, Tirana vihet në ndjekje. Ja si është situata pas ndeshjeve të javës së 13-të

F.autor

Leave a Comment