Futboll Sport

E BUJSHME/ Formacioni më i shtrenjtë nga transferimet e viteve të fundit, mungon Cristiano Ronaldo (FOTO)

Çmimet në tregun e futbollistëve janë rritur shumë gjatë 3 viteve të fundit, teksa skuadra të ndryshme kanë derdhur miliona euro, për të marrë në ekipet e tyre lojtarët më të mirë.

Në një formacion të publikuar nga “Marca”, për lojtarët më të shtrenjtë të transferuar gjatë kësaj periudhe, bie në sy dominimi nga Premier Liga, pasi janë plot 6 lojtarë nga ky kampionat.

Në portë është Kepa Arrizabalaga, i cili u transferua tek Chelsea për 80 milionë euro, nga Atletik Bilbao.

Për të vazhduar me mbrojtësin e djathtë, Walker, që kaloi nga Totenhemi tek Manchster City për 53 milionë euro.

Në qendrën e mbrojtjes nuk ka dyshime, pasi janë dy mbrojtësit më të shtrenjtë, me Van Dajk që kaloi nga Sauthemptoni tek Liverpooli, për 85 milionë euro, dhe së fundmi Harry Maguire, për të cilin u shpenzuan 88 milionë euro nga Manchester United, për ta marrë nga Leicesteri.

Në sulm janë treshja Coutinho-Mbappe-Neymar, teksa mungon Cristiano Ronaldo, i cili u transferua nga Reali i Madridit te Juventusi për 105 milion euro.

Më poshtë mund të shihni formacionin më të shtrenjtë të viteve të fundit.

Image

Related posts

Belgjika kushton 434 milionë euro, “yjet” e saj ndezin merkaton

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Leeds-Liverpool. Rezultati 0-3

Delo.autor

E PAPRITUR/ Menaxherët e “Demit” Lautaro zbarkojnë në selinë e Inter, vjen lajmi i madh para derbit në Coppa Italia

Delo.autor

Leave a Comment