Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Juventusi mund të fitojë një “Top të Artë”, por jo falë RONALDOS

Në shtëpinë e Juventus mund të shkojë shumë shpejt një “Top i Artë” dhe jo për meritë të Cristiano Ronaldo-s. Në fakt, Beppe Marotta, administratori i deleguar i klubit bardhezi është kandidat për të fituar çmimin e drejtuesit më të mirë të futbollit në botë, një lloj “Top i Artë” për drejtuesit që jepe nga “World Football Summit”.

Evenimenti do të zhvillohet këtë vit në Madrid, në Teatrin Goya, më 24 dhe 25 shtator. Marotta do të jetë në garë me drejtorin ekzekutiv të Real Madrid, Jose Angel Sanchez, dhe drejtorin ekzekutiv të Manchester City, Ferran Soriano.

Juria e “World Football Summit” ka seleksionuar këta të tre mes 120 kandidaturash, të ardhura nga 23 kombe të ndryshme.

Related posts

“KOHA PËR T’U ZGJUAR”/ Ultrasit e Tiranës shtangin në mes të natës Crvena Zvezdën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Hasani i kthen “borxhin”, Ngo përmbys shifrat me kokë. Tirana në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Presidenti “tradhton” Messi-n: Nuk është më më i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment