Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Si çdo histori dashurie, edhe ajo mes PSG dhe Neymar ka përjetuar ulje-ngritje. Gjatë verës së kaluar ekzistonte rreziku i prishjes përfundimtare mes palëve, nxitur prej “sirenave” që vinin nga Barcelona, një qytet që mbeti në zemrën e brazilianit. Pas shumë tentativash e bisedash, në fund të fundit nuk ndodhi asgjë e rëndësishme, duke e lënë sulmuesin e datëlindjes 1992 në Paris, me një raport të thyer me tifozët atje. Disa muaj më vonë, situata duket se është përmbysur totalisht.

Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, përfaqësuesit e Neymar janë të hapur për rinovimin e kontratës me kampionët francezë, e cila skadon në vitin 2022. Rrugëtimi i shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, deri më tani, në këtë edicion, dhe dominimi i Ligue 1 duket se e kanë bindur lojtarin që ta zgjerojë më tej përvojën e tij në hijen e Kullës Eifel.

Neymar dëshiron ta fitojë përsëri kupën me veshë të mëdhenj, pasi e ka bërë këtë me Barcelonën. Kujtojmë se PSG nuk e ka fituar kurrë Champions-in, ndaj prishja e kësaj tabuje në kryeqytetin francez do të kishte një aromë të veçantë për sulmuesin 27-vjeçar. Një sukses i tillë do të shërbente që emri i tij të mbetej përgjithmonë i gdhendur në historinë e PSG.

Prandaj, do t’i takojë Leonardo që ta ndërmarrë hapin e parë drejt një firme rinovimi, që dukej e pamundur në gusht. Rinovimi i kontratës pritet të jetë i kombinuar në detaje, financiarisht i bazuar në kontributin dhe angazhimin e brazilianit, si dhe trofetë e fituar.

Related posts

“IBRA? ZLATAN ËSHTË MË SHUMË SE NJË LOJTAR”/ Pioli: Mendoj për sezonin e ri, me Milanin dua një…

Delo.autor

YLLI VAZHDON TË HABISË TË GJITHË/ Rabiot i “burgosur” nga klubi i PSG-së, ja kush ndërhyn për zgjidhjen

Delo.autor

Florentino Perez mendon për Conten, si pasues i Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment