Futboll Sport

FITORJA NDAJ IZRAELIT/ Salihi: Bravo të rinjtë, por të shohim përpara

Një sulmues si Hamdi Salihi do të na bënte shumë punë në këto kohëra, por shkodrani tashmë e ka mbyllur me kombëtaren dhe po luan vitet e fundit të karrierës në Austri, te Wiener Neustadt. Gjithsesi, zemra e Salihit mbetet në Shqipëri dhe sot ishte në Elbasan, për të ndjekur sfidën e Shqipërisë kundër Izraelit, mbyllur me një fitore të shkëlqyer për kuqezinjtë. Pas ndeshjes Salihi u ndal nga gazetarët e pranishëm për të dhënë mendimin e tij për atë që pa në fushë dhe për të ardhmen e kuqezinjve.

Fitore e çmuar: “Më vjen mirë që u rikthyem te rezultati që kishim nevojë, shpresoj të jetë ogur i mirë për vazhdimësinë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe kemi një motiv për besim, si sot”.

Disa të rinj shkëlqyen: “Më pëlqen guximi i trajnerit për t’u dhënë formacionin disa lojtarëve të rinj dhe besoj se të gjitha ia shpërblyen dhe e justifikuan. E ardhmja duket e mirë, shpresoj të kemi edhe fatin me vete”.

E ardhmja duket pozitive: “Së pari kemi të rinj shumë të mirë dhe së dyti kemi një trajner që beson shumë tek ta, gjë që është shpresëdhënëse për të ardhmen. Fillimi ishte i mbarë, por le të shohim te ndeshja e dytë, sepse është kthyer besimi”.

Shkodranët, si gjithmonë protagonistë në sulm: “Shqipëria do të ketë gjithnjë shkodranë në sulm”.

Në Skoci për pikë të arta: “Të shohim ndeshjen e dytë, është Skocia përpara, duket të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Ecuria në Austri: “Jemi në fazë rindërtimi te Neustadt dhe besoj se edhe këtë vit do të jemi konkurrues. Shpresoj të ngjitemi në Bundesligë. Jam i lumtur në Austri, është vendi ku gjithnjë kam kaluar momente të mira”.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT/ Dani Alves prezantohet te Barcelona me… shapka si në vitin 2008

Delo.autor

EURO 2024/ Përpalsje mes tifozerive, në prag të nisjes së takimit Turqi-Gjeorgji

F.autor

INTERI ZBARKON NË SPANJË/ Skuadra madrilene kërkon me ngulm shërbimet e yllit zikaltër

F.autor

Leave a Comment