Futboll Sport

FITORJA E SHQIPËRISË NDAJ IZRAELIT/ Mediat vendase dhe ato ndërkombëtare i bëjnë jehonë

Shqipëria arriti të merrte një fitore të madhe në shtëpi ndaj Izraelit, me rezultatin e ngushtë 1-0, duke e nisur në këtë mënyrë aventurën në Ligën e Kombeve me një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, Andi Hercog e ka nisur aventurën në krye të stolit izraelit me një humbje, gjë e cila është pasqyruar edhe në mediat lokale. Shumë prej tyre, kanë mbetur të zhgënjyera nga kombëtarja izraelite, ndërkohë që ka pasur edhe tituj me nota ironie në drejtim të Izraelit.

Ashtu si izraelitët, edhe mediat ndërkombëtare kanë shkrua për këtë takim, ku në Austri, duket se i bëjnë më shumë jehonë faktit që legjenda e futbollit austriak, e nisi me humbe aventurën.

“E nisëm me këmbën e majtë, Izraeli mundet 1-0 nga Shqipëria”, “Nuk ka asgjë të re nga Shqipëria, mundemi 1-0”, “Epoka Hercog nis me humbje, na mund Shqipëria 1-0”, shkruanin disa nga mediat izraelite, ndërkohë që tituj të tipit “Debutim zhgënjyes për Hercog” kishte në mediat austriake dhe jo vetëm.

   

Related posts

Prapaskenat/ Pogba: Ja pse refuzova Realin për United

Q.Autor

LOJTARI I SHQIPËRISË NË KARANTINË/ Media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Delo.autor

TEKNIKU FLICK DREJT LARGIMIT/ Bayern gjen trajnerin e ri, por ekipi i tij kërkon shumën e “çmendur” prej…

Delo.autor

Leave a Comment