Futboll Seria A Sport

Ndihet “i tradhtuar” nga Juventusi/ MARCHISIO : Me vjen keq që më trajtuan sikur të isha…

24 vite te klubi bardhezi dhe vjen një ditë që duhet të largohesh. Klaudio Markizio i cili asnjëherë nuk e tradhtoi skuadrën e Juventusit është transferuar të skuadra e Zenitit dhe së fundmi është shprehur se sjellja e klubit të Juventusit nuk ka qenë ajo që duhej të ishte. Ai është shprehur në lidhje me largimin dhe pengun që ka nga skuadra e Juventusit.

“Juventus ka qenë gjithmonë familja ime. Gjithçka nisi në vitin 1993 në një shoqëri, që më ka dhënë mundësinë të përjetoj një ëndërr dhe të fitoj shumë. Kam shumë emocione brenda, që nuk mund t’i harroj kurrë. Jam një person me fat, sepse realizova ëndrrën time, fitova shumë dhe vendosa disa rekorde. Ajo që mbetet nuk janë fitoret, por raportet humane të krijuara me shokët, qytetin dhe tifozët. Kjo është një mirupafshim për qytetin e Torinos, ndërsa për Juventusin nuk e di, të shohim.”- tha mesfushori.

“Periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për mua, por ky është rreziku i profesionit tonë. Ndihem keq që më trajtuan si një lojtar të dëmtuar, ndërkohë që unë nuk kisha një dëmtim. Edhe kjo është pjesë e punës tonë, por mezi po pres të nis aventurën e re, të stërvitem si kam bërë gjithmonë dhe të tregoj vlerat e mia si lojtar.”- ka përfunduar Klaudio Markizio.

Related posts

PARTIZANI NISI SEZONIN ME HUMBJE/ Zbardhet kushti për Trajnerin Lerda në vazhdim

Delo.autor

MJAFTOJNË 23 MINUTA LOJË/ Furia Tottenham dhe magjiku Son, katër gola vrasin sfidën (VIDEO)

Delo.autor

KOSOVË-GREQI/ Shaland i beson treshes së sulmit Rashica, Muqiri dhe Kastrati (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment