Futboll Sport

Lëmsh me uniformat/ Korabi i dorëzohet në shtesë Vllaznisë, vendos HAJDARI

Vllaznia-Korabi ka hapur Kategorinë e Parë, ndërkohë që janë mbyllur 45 minutat e para të këtij takimi në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët e drejtuar nga Hasan Lika kanë dominuar fraksionin e parë të lojës, por vetëm në minutat shtesë kanë arritur të shënojnë golin e avantazhit.

Dibranët u mbrojtën me forca të shumta, por gjithsesi rastet janë disa për Vllaznia. Gocaj, Lika dhe Zhunior kanë tentuar të shkojnë te goli, pa sukses. Portieri Kadri Birja e ka mbajtur portën e tij gjatë kohës rregullt, por në shtesë ishte hajdari që realizoi golin që zhbllokoi ndeshjen.

Një detaj për t’u veçuar nga ky takim janë uniformat e dy ekipeve, që i kanë të ngjashme. Kjo e bën të vështirë që të dallohen skuadrat në fushën e blertë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 1

E shtunë, më 8 shtator 2018, ora 16:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia-Korabi 1-0
Shënues: Hajdari 45+3′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Gurishta, Ignat, Marku, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Zhunior. Trajner: Hasan Lika
Korabi: Birja, Kalluçi, Doçi, Dida, Karaj, Raza, Osmani, Hoxha, Duka, Murrja, Kovaçi. Trajner: Donald Mëziu

Karton i verdhë: Krymi 37’

Related posts

Vazhdon të luhet “vaterpolo” në futbollin shqiptar, çfarë turpi!

Sadik.Autor

KRIZA E FUTBOLLIT/ Në Itali nuk të falin, përjashtohet një tjetër klub i Serie…

Isa.Autor

MISION TËRËSISHT I DËSHTUAR/ Chelsea shkatërrohet në transfertë, Higuain një “fantazëm”

Delo.autor

Leave a Comment