Futboll Premier League Sport

 NUK PO BIND/ “Quhem Mesut Ozil dhe nuk jam një futbollist i mbaruar”

Arsenal dhe trajneri Unay Emeri shpreson që pas golit të djeshëm ndaj Newcastle mesfushori gjerman Mesut Ozil të jetë një armë më shumë për skuadrën e “topçinjve”, që korrën suksesin e tretë radhazi në Premier League. Janë të shumtë ata që e krahasojnë Ozil me Dennis Bergkamp, që realizoi 120 gola në 11 vite që qëndoi në Londër, duke fituar edhe 3 tituj kampionë. Por mesfushori gjerman ka një filozofi tjetër dhe kërkon të mos krahasohet me askënd. “Unë jam mesut Ozil dhe askush tjetër”, tha mesfushori.

“Unë gjithnjë kam dëshirë të kontrolloj lojën, të jap asist dhe të ndihmoj skuadrën time. Kështu ka qenë që kur kam nisur të luaj futboll. Në rolin tim ke mundësi të luash edhe i avancuar e shënosh, siç dhe ndodhi ndaj Newcastle, ku morëm një fitore të rëndësishme”, tha Ozil. “Më vjen mirë që më krahasojnë me Bergkamp, një legjendë këtu tek Arsenali, por unë jam një tjetër futbollist. E vetmja gjë që mund t’ju konfirmoj është se unë nuk jam një futbollist i mbaruar, kam ende shumë për të dhënë”, u shpreh Mesut Ozil.

Related posts

Barça kërkon rekordin historik pa humbje, ashtu si Bilbao e Reali në…

Sadik.Autor

“TIKI-TAKA” E PSG-SË “DEH” EKIPIN E LOJTARIT TË KOMBËTARES/ Messi u rikthehet kohës së Barcelonës me golin e shënuar

F.autor

Andi Lila fiton “derbin” me Bashën/ Aris pëson humbjen e parë në kampionat

Isa.Autor

Leave a Comment