Futboll La Liga Sport

Rakitic trondit BARÇËN: “MESSI është më i miri në botë, por është viti i MODRIC”

“Modric e meriton plotësisht, unë jam shumë i lumtur për atë. E kam uruar dhe do ta bëj sërish. Në Kroaci jemi të gjithë të kënaqur për atë. Është një trofe për të gjithë Kroacinë. Ne kemi futbollistin më të mirë në Europë dhe të Botës për momentin. Do të isha çuditur nëse nuk do ta kishte fituar ai këtë vit, kjo është e qartë”, deklaroi Rakitic, i pyetur në lidhje me kandidimin e Luka Modric mes tre kandidatëve potencialë për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit, të akorduar nga FIFA.

“Mund të them vetëm se ka sezone që janë më të mira, ose më të këqija. Më i miri në Botë dhe në histori është Leo Messi, kjo është e thjeshtë, edhe një fëmijë e di. Ishte viti i Modricit, dhe Leo e di këtë gjë ndonëse më i miri në botë është vetë ai. Nëse nuk e fiton Modric çmimin e futbollistit më të mirë në botë, atëherë nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjë për ta fituar”, vijoi Rakitic në lidhje me eventin që do të zhvillohet më datë 24 shtator, kur do të shpallet futbollisti më i mirë në botë sipas FIFA.

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH PAS PUSHIMIT TË KOMBËTAREVE”/ Flet mesfushori Pjanic: Jemi duke e shijuar…

Delo.autor

Bartomeu: Po, u takova me agjentin e Griezmann në tetor…

Sadik.Autor

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Interi i ofron Dibalës shumën e majme

Delo.autor

Leave a Comment