Futboll Sport

Atletico-Inter, spanjollët duan fitoren e parë në ICC

Atletico Madrid do të presë Inter-in mbrëmjen e së shtunës, në atë që do të jetë ndeshja e fundit e këtyre dy skuadrave në International Champions Cup. Skuadra e Diego Simeone do të kërkojë të marrë një fitore që do t’i bënte mirë moralit të lojtarëve të tij në pritje të Superkupës së Europës kundër Real Madrid.

Kampionët e Europa League pritet të lënë pushim disa prej lojtarëve kyç pikërisht për shkak të sfidës që i pret me rivalët e tyre të përjetshëm. Ka qenë një fazë përgatitore e vështirë për madrilenët, që kanë humbur të dy takimet e luajtura deri tani një ICC. Ata e hapën turneun me një humbje të pësuar me penallti kundër Arsenal dhe më pas u mundën 3-2 nga PSG në Singapor. Koke, Saul Niguez and Antoine Griezmann pritet të mos luajnë, ashtu si Diego Costa dhe Thomas Lemar.

Për sa i takon Inter-it, Spaletti nuk do të ketë në dispozicion kroatin Ivan Perisic dhe mbrojtësin Sime Vrsaljko, të marrë këtë verë nga Atletico Madrid. Italianë kanë marrë fitoren e tyre të parë në këtë kompeticion në ndeshjen e luajtur kundër Lyon para pak ditësh.

Kapiteni dhe sulmuesi i zikaltërve, Mauro Icardi, pritet të udhëheqë sulmin kundër Atletico. Këto dy skuadra janë ndeshur në Superkupën e Europës të 2010-ës, e luajtur në “Stade Louis II”, në Monako. Atletico Madrid e fitoi atë ndeshje me rezultatin 2-0.

Related posts

FITORJA NDAJ VILLARREAL/ “Djajtë e Kuq” me rekorde, Ronaldo thyen Solskjaer dhe rindez duelin me Messin

Delo.autor

ATA DUHET TAKISHIN MBËSHTETUR SESA…”/ Trajneri Gerrard shfryn ndaj Abramovich pas shkarkimit të mikut të tij Lampard

Delo.autor

LAÇI-KUKËSI/ E pabesueshme, momenti kur Adeleke realizon një SUPER GOL ndaj “Verilindorëve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment