Futboll Sport

Panucci i dëshpëruar: I dhuruam dy gola Skocisë, kemi limitet tona në mbrojtje

Panuçi foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh:

Kundërshtari na dominoi. Ishte përgatitur keq ndeshja? Është mendimi juaj, unë kam mendimin se ndeshja është përgatitur mirë. Kemi dhuruar dy gola. Kemi pasur rastet tona, por ata shënuan, ndërsa ne nuk shënonim dot.

Duhej eksperienca e Bashës sot? Edhe mbrojtja ndryshoi në pjesën e dytë… Ne kemi limitet tona në aspektin difensiv. Kundërshtari na ngacmon për të shkuar te zona e golit, dhe ne i japim hapësirë. Kemi pasur rastet tona, por në fushë ka pasur edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë.

 

Related posts

Më i paguari, por De Gea në Botëror lë për të dëshiruar me statistikat e tij

Isa.Autor

Coutinho: Sa mirë, nëse Neymar do të rikthehej te Barcelona

Q.Autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Ndryshon orari për sfidën në “Loro Boriçi”, ja kur do të luhet

Delo.autor

Leave a Comment