Futboll Sport

Ky është plani i Spanjës për të nisur Botërorin pa yjet e Realit

Ekipi i kombëtares së spanjës do të nisë më 28 maj në Las Rozas të Madridit përgatitjet finale për kompeticionin e Kupës së Botës që do të nisë në Rusi më 14 qershor. Përgatitjet normalisht do të nisin vetëm dy ditë pas finales së Champions League që do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës, trofe që do të diskutohet mes Real Madridit dhe Liverpool-it.

Gjatë një takimi informues mes trajnerin të Sanjës Julen Lopetegui dhe drejtorit sportiv të Federatës së Futbollit të Spanjës Fernando Hierro, është konfirmuar se ekipi do të njoftohet në orën 13:00 më 18 maj dhe dhjetë ditë më pas lojtarët do të takohen në fushën e stërvitjes.

“Nuk shoh ndonjë avantazh tjetër nëse ne ikim jashtë Spanjës”, tha Lopetegui. Pas përgatitjeve fillestare, Spanja do të niset më 7 qershor  drejt Krasnodarit, aty ku do të jetë dhe baza e tyre për Botërorin e Rusisë. Ky do të jetë dhe vendi ku ata do të luajnë miqësoren e dytë dhe të fundit, atë kundër Tunizisë. Kjo ndeshje është e planifikuar që të luhet më 9 qershor në orën 21:00

Përpara kësaj miqësoreje, ata do të përballen më 3 qershor me Zvicrën në Villarreal, ku trajneri konfirmoi se në këtë takim nuk do të jenë të përfshirë lojtarët e Real Madridit. Ata do të bashkohen më pas me skuadrën, pasi do të jenë të përqendruar me skuadrën e tyre për finalen e Champions League që do të zhvillohet më 26 maj kundër Liverpool-it.

Related posts

BARAZIMI PA GOLA/ Kombëtarja luajti pa 11 titullarë ndaj Kazakistanit, ja mungesat…

Delo.autor

Betis-Real Madrid, vendasit duan të përsërisin mrekullinë e fazës së parë

Q.Autor

“MBRETI I MERKATOS”/ Zbulohet shuma që do të përfitojë Igli TARE nga kontrata e re me Lazion

Isa.Autor

Leave a Comment