Futboll Seria A Sport

INTERI NIS FESTËN/ Ja deklarat bombastike e trajnerit Diego SIMEONE, një ditë…

Që në mes të Diego Simeones dhe Interit është një histori dashurie, e vendosur pushim nga viti 1999, nuk ka dyshime. Por, ajo pritet të rifillojë një ditë, në qasje të reja. Kjo konfirmohet nga vetë argjentinasi në fjalë. Diego Pablo Simeone, në fakt, duke folur për “El partidazo”, hodhi pak ditë mbi këtë skenar:

“Unë gjithmonë kam thënë se një ditë do ta trajnoj Interin, por tashmë zikaltrit kanë një trajner të madh. Pra, për momentin jam mirë tek Atletico Madrid. Do të ndodhë, kur të ndodhë. Unë shoh Atletico Madridin, që vazhdon të rritet dhe kjo më jep konfirmimin se kam bërë zgjedhjen e duhur, duke vazhduar këtu. Shpresoj që në këto dy vite të mbetura (kontrata e tij skadon në vitin 2020) të bëj si gjithmonë, më të mirën”.

Në teori, nga viti 2020 e tutje, në qoftë se rasti i duhur paraqitet për Interin, Diego Simeone mund të marrë përsipër drejtimin e zikaltërve. Se sa duhet të presim, mbetet të shihet. Por, do të ndodhë, më shpejt, ose më vonë.

Related posts

Ze Maria ndjen frikë/ Tani nuk ka më justifikime, iki nëse nuk vjen kthesa

Isa.Autor

Shtyn bisedimet me Federatën Italiane, Ancelotti vë në alarm Chelsean dhe Arsenalin

Sadik.Autor

Modric te Interi/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar koeficienti i transferimit të bujshëm

Isa.Autor

Leave a Comment