Futboll Seria A Sport

ROBERTO BAXHO I RI/ MILANI “rifiton” italianin: Një “armë” plus për trajnerin Gattuso

Nuk mund të jetë një zgjedhje e parë për Gattuson, pasi mesfushori i Milanit është jashtë fushave prej disa kohësh, por për “ta rifituar” Andrea Bertolaccin në një gjendje të mirë fizike, do të thotë ndihmë për trajnerin kuqezi.

Në ndeshjen miqësore, që luajti kundër Prop Piacenza, javën e kaluar, Bertolacci e ka veshur përsëri fanellën e Milanit në fushë. Ai nuk luante që nga 26 korriku, në ndeshjen kundër Manchester United, e vlefshme për “International Champions Cup”.

Pastaj, gjithmonë në stol, ose në tribunë, si në miqësore, edhe në kampionat. Natyrisht, nuk mund të konsiderohet kurrë në të njëjtën mënyrë si Kessie dhe Bonaventura, por Milani, gjithashtu, do të jetë i përfshirë në Ligën e Europës dhe në Kupën Italiane. Bertolacci duket një alternativë e vlefshme për të bërë një rotacion të vogël dhe do të vlerësohet me siguri nga Gattuso.

Nga ana tjetër, në verë Milani nuk u dorëzua për të, nuk ishte i bindur nga ofertat e Genoa. Ndoshta edhe opinioni i Gattusos është peshuar, sipas të cilit Bertolacci ka shfaqur cilësi të mira. Ndaj, pikërisht për këtë arsye, trajneri kuqezi po përpiqet ta sjellë atë në një nivel të gjendjes së mirë fizike.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Braziliani firmos kontratë 2-vjeçare me Tiranën

Delo.autor

“Play off”-et e NBA-së, Houston kalon përmes “spektaklit” në gjysmëfinale

Sadik.Autor

E RRALLË/ Futet si zëvendësues, pas 43 sekondash shkakton AUTOGOLIN më QESHARAK në BOTË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment