Futboll Kombëtarja Sport

Paraqitjet e Veselit me Shqipërinë, Empoli merr vendim për mbrojtësin shqiptar

Një lajm interesant vjen pas ndeshjeve me kombëtaren për Frederic Veselin. Mbrojtësi luajti si titullar, pasi me Mërgim Mavrajn që ende nuk është stabilizuar, pavarësisht se ka gjetur akordin me Arisin e Selanikut dhe Arlind Ajetin pa skuadër, 25-vjeçari shfrytëzoi rastin e tij. Shtatlarti nuk u paraqit keq, por është shumë larg të qenit lider, apo të zëvendësuarit si duhet fanellën me numrin “5”, atë numër që ka mbajtur kapiteni Lorik Cana.

Në Itali kanë nisur ta vlerësojnë Veselin, madje ekipi i Empolit është i bindur për vlerat e futbollistit. “Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e ekipit italian janë duke menduar që t’u ofrojnë rinovim Frederic Veselit dhe mesfushorit Rade Krunic. Kontratat e tyre skadojnë në vitit 2021, por ata duan t’i “blindojnë” deri në vitin 2022.

Veseli ishte titullar fiks në sezonin e kaluar me skuadrën italiane në Seria B, pasi luajti në 30 ndeshje, nga të cilat 29 i nisi si titullar. Këtë sezon po vuan jo pak, pasi ka luajtur vetëm në takimin kundër Cagliarit. Empoli po fitonte me rezultatin 2-0 dhe trajneri e hodhi në fushën e lojës në minutën e 87′ duke e përdorur për të vonuar lojë dhe forcuar mbrojtjen. Shumë pak për të. Karriera e Veselit ka ardhur në zbritje, pasi për të kishte pritshmëri të larta. Aim është kampion bote për U1-7 kur luante me kombëtaren e Zvicrës.

Related posts

Erdhi fitorja e parë në kampionat/ Flet blerja e bujshme e Interit: I lumtur që luajta titullar

Isa.Autor

KATAR 2022/ Bardhi përfiton nga një super gafë e portierit dhe ndëshkon Lihtenshtejnin (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Manchester United nuk i plotësoi dëshirën mbrojtësit argjentinas

Isa.Autor

Leave a Comment