Futboll Premier League Sport

NË ANGLI NUK LEJOHET/ SARRI tymos CIGARE gjatë fitores me Newcastle

Maurizio Sarri ka fituar ndeshjen e tretë radhazi si trajneri i Chelsea-t, por ishte sjellja e tij në pankinë që ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Italiani është parë duke futur një cigare në gojë teksa shihte Blutë e tij duke fituar në fund të takimit ndaj Newcastle.

Sarri, një duhanxhi i njohur, është parë shpeshherë në Serie A duke tymosur, por ligjet në Angli nuk e lejojnë të ndezë një cigare në vende publike.

Ish-trajneri i Napolit duket se kishte vetëm një filtër cigareje në gojë, ashtu siç e ka bërë edhe në Community Shield ndaj Manchester City-t.

Mësohet se Chelsea po kërkon të ndërtojë një zonë të veçantë në Stamford Bridge ku Sarri mund të tymosë në ditën e ndeshjes.

Related posts

Surprizon Bottas, “pole position” në Austri, ndjekin Hamilton e Vettel

Isa.Autor

Bayern: Refuzuam Alexis Sanchez pasi donte një pagë shumë të lartë

Q.Autor

ZAMORANO/ REALI s’mund të kërkojë zëvendësues për CR7, sepse ai njeri nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment