Futboll La Liga Sport

Barcelona hedh sytë në ANGLI për të riparuar krahun e majtë të mbrojtjes

Barcelona ka hedhur sytë në Premier League për të zgjidhur problemin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në radarët e spanjollëve janë pikërisht Nacho Monreal i Arsenal dhe Alberto Morena i Liverpool, sipas Mundo Deportivo.

Kampionët e La Liga-s nuk kanë alternativa pas shitjes së Lucas Digne për 20 mln euro këtë verë, dhe i vetmi mbrojtës i majtë me eksperiencë në ekip aktualisht është Jordi Alba.

Ernesto Valverde është në nevojë kështu që po vëzhgon dy spanjollët që luajnë në Premier League, të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit. Me Kolasinac të dëmtuar për të paktën një muaj tjetër, Monreal e ka të sigurt vendin e titullarit nën drejtimin e Unai Emery.

Ndërkohë situata e Moreno-s është ndryshe. Për të dytin sezon ai e gjen veten si zëvendësuesin e Robertson në krahun e majtë të Liverpool, dhe thuhet se do ta mirëpriste me kënaqësi një kontratë të Barça-s.

Një tjetër opsion interesant për katalanasit është edhe Filipe Luis i Atletico Madrid, i cili e ka humbur vendin e titullarit kohët e fundit teksa Simeone preferon Hernandez.

Related posts

E KONFIRMON GAZETARI ITALIAN/ Milot Rashica pranë kalimit tek ekipi i Premier League…

Delo.autor

FORMULA 1/ Kryhen 2.847 teste, një pozitiv me koronavirus

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Presidenti Perez sakrifikon 6 lojtarë për fiksimin e tij

Delo.autor

Leave a Comment