Futboll Sport

KAOS TOTAL/ Në Kosovë i hedhin “benzinë zjarrit”: Panucci ofendoi BINAKUN (FOTO)

Si të mos mjaftonte humbja e Shqipërisë kundër Skocisë me rezultatin 2-0, tashmë në Kosovë kanë nisur t’i “fryjnë” sjelljes së trajnerit Christian Panucci gjatë kohës së kuqezinjtë po ndesheshin me britanikët.

Madje një nga mediet kosovare siç është “gazetaOlle” shkruan se tekniku italian gjatë ndeshjes ka ofenduar në gjuhën e tij mbrojtësin e majtë, Egzon Binaku.

” Nervozimi i Panuccit u vu re gjatë gjithë ndeshjes, aq sa nxori në nxemje Prengën pas vetëm 4 minutash loje. Kulmi arriti në mesin e së parës, aq sa tekniku italian nuk ngurroi edhe ta ofendonte Binakun në gjuhën e tij.

Mënyra sesi futbollisti i Malmos vendosej në fushën e lojës, nuk i ka pëlqyer aspak Panuçit, ndërsa paraqitja e mbrojtësit shqiptar nuk në nivelin e duhur si ajo ndaj Izraelit”, shkruhet në artikullin e gazetës Olle.

Pozitat e trajnerit Christian Panucci tashmë janë lëkundur ndjeshëm, pasi paraqitja e kuqezinjve në fushën e blertë nuk ishte ajo që pritej. Dhe si për t’i hedhur “benzinë zjarrit” ka menduar edhe medie kosovare.

Related posts

FITUAN “KUPËN E MBRETIT”/ Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë…

Delo.autor

NDIZET ALARMI PAS DISFATËS NDAJ VERONËS/ Sarri: Nëse nuk nisim të bëjmë pis bluzën…

Delo.autor

“MOS SHKRUANI BADALLALLËQE TË TILLA”/ Icardi SULMON shtypin dhe siguron: Kështu do të jetë deri në FUNDIN e karrierës sime (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment