Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Juventusi sfidon Barçën dhe Bayern për mbrojtësin kampion bote

Juventus është një nga klubet e shumta që po synojnë blerjen e mbrojtësit të përfaqësueses së Francës, Benjamin Pavard. Lajmi i merkatos është bërë me dije nga portali i lajmeve sportive “Le10Sport.com”. Futbollisti francez që aktivizohet në Bundesligën gjermane me skuadrën e Stuttgart shkëqelu për të tërhequr mbi vete vëmendjen e klubeve më elitare të Europës, falë performancës së tij të shkëlqyer me Francën gjatë turneut të Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi.

Shkëlqimi i Pavard kulmoi në ndeshjen ndaj Argjentinës së Messi, kundër së cilës francezi i Stuttgart shënoi edhe një nga golat e fitores se gjelave. Në muajt në vijim Pavard ka përbërë interesim maksimal për shumë klube dhe duket se Juventus është bashkuar me pretendentët e tjerë si Barcelona dhe Bayern Munich, që konsiderohet si blerësit potencialë të mbrojtësit 22-vjeçar.

Related posts

ELSEID HYSAJ DREJT KALIMIT NË TORINO/ Napoli gati të japë miratimin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Delo.autor

E PABESUESHME NGA ANGLIA/ Tifozi i Brightonit e pëson për një koment…

Delo.autor

Injoroi Greqinë, nuk ftohet nga Shqipëria, flet talenti shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment