Futboll Premier League Sport

Gundogan refuzon transferimin tek Barcelona, Guardiola e mban “peng” sepse…

Futbollisti i përfaqësueses së Gjermanisë, Gundogan, që ka ende dy vite kontratë me klubin e tij aktual, do të refuzojë interesimin nga Barcelona, për të rinovuar marrëveshjen e tij me Manchester City. Ky është lajmi i njoftuar nga tabloidi britanik “The Sun”.

Klubi katalanas shpreson të tundojë Gundogan që të transferohet gjatë merkatos së janarit në “Camp Nou” për të mbajtur veshur fanellën blaugrana. Por, mësohet se mesfushori është i lumtur të luajë nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola në “Etihad”.

Futbollisti 27-vjeçar ka edhe dy vite kontratë të mbetura me marrëveshjen e tij aktuale, dhe shpreson të çelen diskutimet për rinovimin e kontratës.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Bileta nuk mjafton, tifozët duhet të presin lotarinë për Lojërat Olimpike

Delo.autor

NGA SHIU NË BRESHËR/Alarm te Barça, thellohet kriza e katalanasve. Pa Mesin klubi humb 137 mln euro

Delo.autor

Messi apo Ronaldo? Zbuloni cili ishte më i suksesshëm në vitin 2017

Q.Autor

Leave a Comment