Futboll Sport

HUMBJA ME SPANJËN/ Dalic: Luajtën futboll fantastik, na mundi me autoritet

Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, u shfaq mjaft i mërzitur në një konferencë për shtyp, ku analizoi disfatën 6-0 të të tijve përballë Spanjës: “Më e mira që mund të bëj është të përgëzoj Spanjën. Nuk është e lehtë për ne të marrim një humbje të tillë, por kemi për të nxjerrë disa përfundime. Nuk mund të ulemi e të vajtojmë tani, por të vazhdojmë të punojmë.

Pas golit të parë dhe të dytë kemi filluar ta humbim orientimin. Lojën e mori në dorë Spanja, e cila erdhi me lehtësi drejt golit. Ne nuk kishim zgjidhje, fatkeqësisht. Eshtë momenti që ne të ndalojmë së luajturi kështu, sa më parë. Pas golit të parë nuk ishim aq të koncentruar.

Duke u përpjekur për t’i bërë gjërat shumë shpejt, kemi dalë jashtë sistemit tonë të lojës dhe kjo nuk është zgjidhje kundër Spanjës, e cila, duke luajtur në shtëpi, e kishte topin nën kontroll. Pas golit të dytë jemi dorëzuar, sepse gjithçka mbaroi.

Të pamotivuar? Unë nuk kam arritur të motivojë askënd në pushimin mes dy pjesëve. U përpoqa të fillojmë një pjesë të dytë të re, por nuk funksionoi. Ne duhet të mësojmë nga një humbje e tillë, sepse kemi parë se çfarë ndodh kur nuk luajmë si ekip.

Goleada? Pothuajse të gjithë topat e Spanjës kanë hyrë në portën tonë. Spanja ka luajtur futboll fantastik dhe na ka mundur me autoritet. Nuk do të marr vendime të nxituara për këtë disfatë, por Liga e Kombeve është një kompeticion zyrtar dhe duhet të shohësh me qetësi se kush mund të luajë dhe kush jo”.

Related posts

“MANAJ SI NË ËNDËRR”/ Kryqëzon gishtat për debutimin. Ja si mund të luaj Barça me shqiptarin titullar

Delo.autor

Kahn ‘pendohet’ që nuk u transferua tek United, ja çfarë thotë për Sir Alex Ferguson

Q.Autor

Lajm i keq për tifozët e Chelsea, Abramovich humbet 543 milionë dollarë

Sadik.Autor

Leave a Comment