Futboll Sport

FITORJA NDAJ KROACISË/ Enrique: Fitore spektakolare, kështu nuk na ndal dot askush

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique Martinez, përshëndeti fitoren mbresëlënëse të të tijve kundër Kroacisë në Elche (6-0), në Ligën e Kombeve. “La Roja” tregoi një nivel të lartë ndaj nënkampionëve të botës, teksa vështirë se mund t’i gjeni pika negative.

“Në fillim ishte paksa e vështirë për ne, sepse është e vështirë të kapërcejmë një ekip, që është aq i mirë, sa Kroacia, e cila ka luajtur dy herë më parë, por pastaj kemi qenë shumë superiorë, – tha trajneri asturian. – Ne kemi qenë në një nivel aq të lartë, saqë është e vështirë të kritikosh diçka”.

Luis Enrique vuri në dukje se arsyeja e tij më e madhe për gëzim është “qëndrimi i të gjithë lojtarëve gjatë javës”, duke iu referuar dhjetë ditëve të para që punon me lojtarët e tij. “Ajo që më pëlqen më shumë për këto dhjetë ditë është qëndrimi i lojtarëve brenda dhe jashtë fushe dhe për të asimiluar shpejt, në disa seanca stërvitore, atë që kishim menduar, – shtoi trajneri.

– Ne kemi jetuar një mbrëmje spektakolare, që as mund ta kishim imagjinuar. Me këtë nivel të treguar është shumë e vështirë që të na ndalë kush”. Luis Enrique theksoi, gjithashtu, se kombëtarja e tij “ka qenë efektive pas një starti hezitues. Kemi qenë të shkëlqyer në shumë faza dhe me gola të pabesueshëm”.

Përveç kësaj, trajneri falënderoi këngët e tifozëve me emrin e tij në Elche: “Kam qenë me fat në këtë kuptim. Unë kam qenë i befasuar, por preferoj të inkurajoj lojtarët, pasi ata janë protagonistët”. Së fundi, në lidhje me ndryshimin e pranisë së lojtarëve të Real Madridit dhe Barçës në ekipin kombëtar, Luis Enrique këmbënguli se nuk merr parasysh se nga cili ekip vijnë ata:

“Nuk shoh shumë se nga cili ekip vijnë lojtarët, por çfarë përgatitjeje dhe potenciali kanë. I bëj zgjedhjet në bazë të asaj që është më e mira. Sigurisht që baza është Real Madridi, por jam i lumtur që mund të zgjedh lojtarë cilësorë nga të gjitha klubet. Unë shoh vetëm fanella të kuqe, nuk ndryshoj në varësi të faktit nëse ata janë nga Barça, Real Madrid apo Betis”.

Related posts

“SA MË SHIJOI KJO”/ Broja ngre peshë tifozët me postimin e tij në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho nuk e fal, Kumbulla në janar pritet të transferohet tek klubi…

Delo.autor

ARSENAL-RENNES/ “Topçinjtë” synojnë të përmbysë gjithçka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment