Futboll Sport

Brazili shkëlqen në miqësore dhe gjen një “yll” të ri, Ikardi pa busull te Argjentina (VIDEO)

Në miqësoret e zhvilluara mbrëmjen e djeshme, Brazili shkëlqeu ndaj El Salvadorit, teksa fitoi në shifrat e thella, 5-0. Lojtari që pa dyshim ra në sy, ishte Riçarlison, i cili u ble gjatë verës nga anglezët e Evertonit.

Që në minutën e katërt, ai fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol Nejmar, ndërsa në të 16-tën, shënoi edhe golin e dytë. Më pas, ishte radha e Kutinjos për të shënuar golin e tretë, ndërsa edhe në të dytën, Riçarlison shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa “manitan” e plotësoi Markinjos.

Zhgënjeu përsëri Argjentina, e cili në miqësoren ndaj Kolumbisë, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Sytë ishin të gjithë tek Mauro Ikardi, por sulmuesi i Interit nuk ia doli të linte shenjë.

Related posts

“TËRMET” NGA BRAZILI/ Neymar akuzohet për përdhunim: I pirë dhe agresiv

F.autor

PARA “EL CLASICOS”/ Barcelona niset drejt “Bernabeu”. Messi dhe Suarez duken… (FOTO)

Delo.autor

“NDIZET ALARMI” TEK BARCELONA/ Sulmuesi rrezikon sfidën e kthimit në Champions

Delo.autor

Leave a Comment