Futboll La Liga Sport

Ditëlindja e çmendur/ Talenti i Barcelonës sherr dhe faturë, HARBOHET me… (VIDEO)

Festë dhe shpenzime të çmendura. Në Madrid u detyrua të ndërhyjë edhe policia për të vendosur paqen mes pronarëve të një diskoteke dhe Munir El Hadadit, sulmuesit të talentuar të Barcelonës, që fundjavën e kaluar festoi 23-vjetorin.

Sipas raportimit të katalanases “Mundo Deportivo”, vendi i zgjedhur për festën ka qenë diskoteka “Tiffany’s”, në kryeqytetin e Spanjës. Në përfundim të mbrëmjes, pas shtatë orësh festimesh, lojtarit iu dha llogaria: 16.000 euro! Munir, i habitur, refuzoi të paguante. Hynë në “lojë” pronarët e lokalit, duke i kujtuar marokenit sa ishte porositur, por ky i fundit ka kundërshtuar faturën.

Në fund policia, e telefonuar nga përgjegjësit, qetësoi situatën dhe në fund Munir u dorëzua. Pagoi gjithçka me një skonto prej 1.000 eurosh. Një datëlindje e paharrueshme dhe… e kushtueshme.

{“videoid”:”1536741896957″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Related posts

Kampioni i Evropës tregon kushtet e mjerueshme ku stërvitet (VIDEO)

Sadik.Autor

ISH-YLLI I INTER NIS NJË AVENTURË TË RE/ Nga magjitë në fushë tashmë… shef kuzhine

Delo.autor

SKEMA ME DY SULMUES/ Historia “Zikaltër” i jep të drejtë Contes, ja zgjedhja taktike

Delo.autor

Leave a Comment