Futboll Premier League Sport

Në SERBI e pret “FERRI”/ SHAQIRI: Unë nuk kam FRIKË nga askush, ja çfarë do bëj…

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me 6 nëntor do të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës. Tifozët serb do ti përgatisin një “mirëseardhje të nxehtë”, shkruan Liverpool Echo.

“Nuk kam frikë fare. Kam lexuar disa shkrime. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush’, ka thënë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për golin që ia shënoi Serbisë në botërorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

Ndërkohë ai thekson se te skuadra e Liverpulit është shumë i kënaqur.

“Jam shumë i kënaqur. Unë duhet të punoj çdo ditë në stërvitje dhe të tregoj vetën time. Kam marrëdhënie vërtet të mira me trajnerin Klopp. Gjithçka është e mire”, ka deklaruar Shaqiri.

Related posts

TITULL DHE EUROPË/ Superiorja luan…dy milionë euro

Delo.autor

VIDEO/ Arsenal përmbys rezultatin ndaj Chelseas, Xhaka autor i golit

Q.Autor

PLAS SKANDALI/ MARADONA jep një tjetër deklaratë të FUQISHME mbi DROGËN

Isa.Autor

Leave a Comment