Futboll Sport

“MË DUHEN 11 LUANË”/ Flet Reja: Ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Francës

Trajneri i Kombëtares, Eduardo Reja ka dalë në konferencën për shtyp në prag të sfidës së ditës së nesërme ndaj Francës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Tekniku italian deklaroi se në këtë sfidë i duhen 11 luanë në fushë, teksa nuk ngruroi të bënte publike disa këshilla për lojtarët.

Këshillat?

“Këshillat që do të thoja do të ishin, që si fillim mos të bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Sado hapësirë të vogël të gjejnë ata e shfrytëzojnë shumë mirë. Ne duhet të jemi gati, në çdo moment dhe gabim që të bëjnë ata.

Pika e tyre e dobët?

“Deshamp është një mik për mua, është një trajner i madh dhe kam respekt. Ai nuk do të rrezikojë duke hedhur lojtarët në sulm, por do kërkoj ekulibër. Ai ka lojtarë shumë të mirë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë”.

Shpejtësi apo muskuj?

“Me siguri do na duhet shpejtësi dhe agresivitet në markim. Spikat Grizman nga ata, është kyç në sulmin e tyre dhe mund të krijoj situata të rrezikshme nga pothuajse asgjë. Duhet ta markojmë në gjithë perimetrin e fushës.

Imazhi i Hysajt?

“Hysaj është një lojtar i madh dhe ka një eksperiencë të madhe. Në planin mbrojtës është shumë i mirë, por nuk na mjafton vetëm Hysaj. Ne nesër duhet të kemi një 11-çe të denjë, duhet të markojmë, të dublojmë. Do të fillojmë ndeshjen të mbyllur, por ne gradualisht do tentojmë maksimumin, dhe do tentojmë mos të rrimë gjithë ndeshjen në mbrojtje. Dua 11 luanë nesër në fushë dhe duhet të jenë lojtarët të motivuar

Deshamp iu njeh, lajm i mirë apo i keq?

“Është një lajm i keq, pasi sa më pak të na njohin aq më mirë për ne. Ai do ta impostojë skuadrën që ta impionojë lojën Franca. Më vjen mirë që ai ka respekt për skuadrën tonë. Që kur kam ardhur unë, skuadra është e organizuar mirë, Në Islandë luajtëm mirë, me Moldavinë fituam dhe çdo ndeshje do të merret më vete, nesër është shumë e vështirë do mundohemi të dalim me pikë nga fusha e lojës”.

Goditjet standarte?

“Kemi provuar këtë javë, ata kanë lojtarë shumë të mirë në ajër, por edhe ne kemi lojtarë të mirë në këtë aspekt. Ajo që do mundohemi të bëjmë, është ta vendosim dhe ne në vështirësi skuadrën francez, me centimatrat dhe muskujt tanë.

Related posts

DY VITE MË PARË LUANTE NË SUPERIORE/ Kongolezi firmos te Barcelona (FOTO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi në “SULM” për Xhekson, Luftëtari do 50 mijë euro

Delo.autor

KLUBI ITALIAN NË FRIKË/ Ish-sulmuesi i Bayern Munich përfshihet në një aksident me makinë

Delo.autor

Leave a Comment