Futboll Sport

U TURPËRUAM ME SKOCINË/ Ja pse PANUCCI jep “shpresë” për kuqezinjtë

Çdo trajner kërkon që të ndërtojë skuadrën me të besuarit e tij. E ndërsa gjithkush kujton brezin e lojtarëve që luajtën në Europian, pjesa dërrmuese e të cilëve meriton ende vlerësime dhe përfaqësim në Kombëtare, Panuçi është i prirë te të rinjtë.

Mjaft të shihet ndeshja me Skocinë, ku mes lojtarëve të formacionit titullar dhe treshes zëvendësuese, vihen re dhjetë lojtarë nën 25 vjeç. Në kufi të kësaj moshe janë Berat Gjimshiti dhe Ferederik Veseli. Thomas Strakosha, Enis Gavazaj dhe Egzon Binaku janë ende 23- vjeçarë, ndërsa Elseid Hysaj dhe Herdi Prenga i përkasin datëlindjes 1994 dhe janë nga 24 vjeç. Brezin e artë që po kërkon të imponojë trajneri e plotësojnë edhe lojtarët si Emanuele Ndoj, 21 vjeç dhe Rei Manaj i së njëjtës datëlindje.

Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur deri më tani me kuqezinjtë, zëvendësimet, lojën, grumbullimet dhe gjithçka tjetër, prania e kaq shumë të rinjve është sigurisht një e dhënë premtuese për të ardhmen, në rast se mbi këta futbollistë do të ketë trajtim profesional, me të njëjtat rregulla e standarde dhe, mbi të gjitha, me një plan dhe ide konkrete sesi do të zbresin në fushën e lojës.

Related posts

“EURO 2020 ËSHTË SKANDAL I VËRTETË”/ Belgjika e Holanda “shpërthejnë” për formatin e ri, ja deklaratat

Delo.autor

SHËNOI NË DEBUTIM/ Ja statistikat e Xhakomo Vrionit sipas portalit të specializuar “Sofa Score”… (FOTO)

Delo.autor

TRAJNERI SARRI PO RREZIKON SHUMË/ Refuzon të lërë duhanin edhe pse vuan nga…

Delo.autor

Leave a Comment