Bundesliga Futboll

Bayern Munich ndalon Ribery të festojë në këtë mënyrë

Festimi i futbollistëve pas shënimit të një goli është kthyer në një traditë për ata vetë, për tifozët dhe për popullin e rrjeteve sociale që është gati të bëjë karikatura të ndryshme dhe imazhe të personalizuara për lojtarin e radhës që bën një festim ndryshe. Por ka raste që këto festime janë aq tallëse ose provokuese sa detyrojnë arbitrat të ndëshkojnë lojtarët. Por masat ndëshkuese mund të merren edhe nga klubet (edhe sposnorët, që janë shumë të kujdesshëm ndaj ndikimit mediatik).

E mbani mend mitralozin e Batistuta-s? Benatia, që në atë kohë ishte në radhët e Bayern Munich, e bëri pas një goli të shënuar ndaj Hamburg-ut. Klubi bavareëz i la të kuptonte se nuk e pëlqente atë gjest. Në Gjermani janë më të rreptë në lidhje me këto situata dhe kohët e fundit ka ndodhur një gjë e ngjashme. Këtë herë, lojtari i ftuar për të ndryshuar mënyrën e festimit ka qenë Franck Ribery.

Prej kohësh, sulmuesi francez bën gjestin “ok”, duke bashkuar gishtin tregues me atë të madhin. Çfarë ka të keqe? Asgjë në pamje të parë, por te Bayern kanë bërë të ditur se ai mesazh mund të keqinterpretohet sepse në vende të tjera ka një kuptim vulgar. Në fakt, në Francë dhe në Belgjikë, ai gjest përdoret për të ofenduar tjetrin. Në Meksikë konsiderohet një gjest vulgar sepse nënkupton seksin anal. E njëjta gjë vlen edhe për Greqinë, Rusinë dhe Turqinë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pato rikthehet te skuadra ku u bë i njohur, firmos deri në…

Delo.autor

E BUJSHME/ E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern Munich mposht konkurrencën me Juventus për yllin e Atleticos…

Delo.autor

Leave a Comment