Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E FRANCËS/ Mourinho duket i lodhur dhe po vuan te Man United

Jose Mourinho duket i lodhur te Manchester United, shprehet një ish-lojtari i tij. Dhe Claude Makelele gjithashtu ka paralajmëruar tifozët e Manchester United se duhet të presin disa muaj për të parë Paul Pogba e vërtetë.

“Kam mësuar shumë nga Jose,” shprehet Makeleke. “Por Chelsea kishte lojtarë si mua, John Terry, Frank Lampard. Tani është ndryshe. Kjo gjeneratë nuk është e njëjta.

“Kjo e ka lodhur. Ai ka kaluar gjeneratë pas gjenerate lojtarësh. Secila është ndryshe dhe mbase e ka marrë malli për gjeneratën e vjetër. Por ai vazhdon të punojë shumë. “Pogba? Duhet ta pyesni atë nëse është i lumtur me Mourinho-n. Ai është një lojtar i madh por nuk mund të luajë i vetëm. Ai ka nevojë për shokë ekipi rreth tij për të pasur sukses.

“Nëse doni që ai të përmirësohet duhet t’i jepni kohë. Pas Botërorit, ai ka nevojë për pak muaj që të rikthehet në formë të mirë fizike, taktike dhe mendore.”

Related posts

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Lojtari i njohur akuzohet për përdhunimin e një të miture

Isa.Autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ Klopp synon të fitojë për t’iu afruar rivalit në krye (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

A ISHTE PËR KARTON TË KUQ? Ndërhyrje makabër e Lo Celso, VAR nuk akordon dënimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment