Futboll Shqipëri Sport

Luajti me zemër, por dështoi/ MEZANI “fajëson” kundërshtarin: PARTIZANI ka krahë të shpejtë

Gentian Mezani nuk ia bëri fitoren e lehtë Partizanit. Për “Supersport”, tekniku vlonjat u shfaq i zhgënjyer pasi në 4 ndeshje Luftëtari ka humbur radhazi. Për të, Luftëtari vuajti njga krahët pasi përballë pati dyshen e Partizanit Mala-Asani. Por, ai shpreson që rikuperimet e Albano Aleksit dhe Eduart Rrocës të ndryshojnë klimën te skuadra gjirokastrite.

“Më kënaq loja dhe agresiviteti. Jemi të mërzitur se na duhej një pikë. Kemi qenë disi në ekuilibër. Kemi vuajtur në krah, ku Partizani ka dy lojtarë të shprejtë: Malën dhe Asanin. Tregojmë që vuajtëm shumë.
Shkurtajt ia dimë cilësinë. Ne po vuajmë në fazën sulmuese.
Duhet më shumë pqrqëndrim. Në disa momente neglizhojmë. Dhe mungesa e Rrocës ndikon te loja jonë si duam. Ai është lideri ynë. Shpresoj si Rroca dhe Aleksi të kthehen shpejt dhe të marrim rezultate të mira. Shkurtaj pati kontraktim. Nuk doja të rrezikonim. Nesër do të marrim vesh për gjendjen e tij.
Kruja është një skuadër, që pavarësisht se ku është tregoi se e vuri në vështirësi Kukësin. Duhet të shkojmë aty të marrim rezultatin.
Ka patur pak shtytje ndaj Ruçit. Por nuk mendoj se e ka bërë me vetëdije. Ndoshta e ka parë në një mënyrë ndryshe nga ne. Por, tani s’ka rëndësi sepse ndeshje ka mbaruar”, u shpreh Mezani pas ndeshjes së sotme.

Related posts

Messi, a do ta arrijë dhe kalojë CR7?

Q.Autor

Xhevahir Sukaj nuk e diskuton mbijetesën: Kemi ekip mjaft të mirë

Sadik.Autor

Real Madrid-Liverpul, ja 50 sekretet që duhet të dini për finalen e Championsit

Sadik.Autor

Leave a Comment