Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Guardiola kërkon tek Manchester City një kampion bote

Manchester City i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez Benjamin Pavard, që shkëlqeu në Kupën e Botës. “Le 10 Sport” shkruan se mbrojtësi i Shtutgart-it, ka tërhequr interesin e trajnerit Pep Guardiola, pasi luajti një rol kyç në marshimin e Francës në Botërorin e Rusisë. Megjithatë “Qytetarët”, nuk janë i vetmi klub që ka shfaqur interes për 22-vjeçarin, pasi ai është në fokusin e Barcelonës, Juventusit dhe Bayern Munchen.

Gjithsesi Guardiola mund ta joshë francezin t’i bashkohet në Manchester, ndërsa ai po ndërton një skuadër kompetitive për të fituar edhe në Evropë, pas suksesit në Premier League. Spanjolli i do lojtarët që mund të luajnë në një nivel të lartë në role të ndryshme në fushë ndaj është fiksuar pas tij.

Pavard luan si mbrojtësi i djathtë, por edhe në qendër, gjë që e bën atë një përshtatje ideale për mbrojtjen me tre lojtarë, që Pep ka eksperimentuar këtë sezon. Gjithashtu City po shikon me interes edhe mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Borusia Dortmund, Julian Weigl. Kampionët e Premier League kanë nevojë për një mesfushor me tipare mbrojtëse si Fernandinho dhe gjermani qëndron në krye të dëshirave të trajnerit spanjoll.

Gjithsesi ai nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi Dortmund është i bindur se Weigl nuk do të largohet me çmim të lirë. Ata duan të përfitojnë sa më shumë dhe në këtë rast duan të shfrytëzojnë situatën e “Qytetarëve”. Pep ka marrë një lajm të mirë, pasi Ilkay Gundogan ka vendosur të hapë bisedimet për të zgjatur kontratën pas refuzimit të interesit nga Barcelona.

Related posts

FITON FALË AUTOGOLIT/ Teuta mposht Krutanët, 2 futbollistë largohen nga fusha me ambulancë

Delo.autor

PRESIDENTI I “FSHF” UDHËTON NË ITALI/ Duka sjell ish-trajnerin i Milanit drejt stolit të kombëtares…

Delo.autor

E çuditshme, lojtari i Anglisë lutet që ta tallin fansat

Sadik.Autor

Leave a Comment