Futboll Seria A

Humbja me Realin, Juventusi e ka zgjedhur trajnerin e ri

Humbja e Juventus-it kundër Real Madrid-it në çerekfinalen e parë të Champions League ka bërë që në Torino të nisin të reflektojnë. Vetëm fitimi i Serie A nuk mjafton për italianët, që tanimë duhet menjëherë të rinovojnë mbrojtjen.

Në fakt u duhet të marrin lojtarët e tyre që i kanë lënë në huazim, por do të duhet edhe një lider. Për të qenë konkurrues në Evropë me klubet më të mëdha diçka u mungon bardhezinjve.

Veç lëvizjeve për prapavijën, pas katër vitesh edhe Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventus-i. Edhe vetë ai e dëshiron një eksperiencë të re dhe ndoshta stoli i Italisë e “josh”, ndaj në mbyllje të sezonit pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Teknikun italian e presin edhe në Angli, ku është përfolur shumë se tekniku aktual i skuadrës torineze do të pasojë te Chelsea Antonio Conte-n. Allegri po e rishikon pozicion e tij dhe gjatë kësaj kohe duhet fillimisht të hipotekojë titullin me bardhezinjtë, si dhe të triumfojë në Kupën e Italisë, ku në finale gjen ish-skuadrën e tij, Milanin.

TRAJNERI I RI I JUVENTUSIT – Në Torino po i mendojnë të gjitha që tani. Një largim i mundshëm i Allegri-t do të sillte në krye të ekipit një njohje të vjetër dhe momentalisht ai është i lirë.

Bëhet fjalë për Carlo Ancelotti-n, i cili shkarkua nga detyra në Gjermani, ku kishte marrë drejtimin e Bayern Munchen. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, për Juventusi-n është zgjedhja e parë, por vetë tekniku do të dëshironte një rikthim në Premier League.

Në eksperiencën e tij të parë me bardhezinjtë, kur pasoi Lippi-n në vitin 1999, gjërat nuk shkuan mirë. Përshtatja ishte shumë e vështirë, ndërkohë që pati edhe kontestime të shumta për shkak të shkuarës së tij, që lidhej me Milanin dhe Romës, klube rivale të Juventusi-t. Nga atëherë kanë kaluar shumë vite dhe një eksperiencë e Ancelotti-t në krye të torinezëve tani do të pritej ndryshe.

Related posts

Liverpooli gjen në Francë pasuesin e Coutinhos

Sadik.Autor

Trajneri i Valencia gëzon për gabimin e bërë nga Inter

Sadik.Autor

Jose Mourinho: E meritojmë vendin e dytë në Premier Leagues

Sadik.Autor

Leave a Comment