Futboll Sport

Ndërpreu finalen e Botërorit/ Aktivisti i “Pussy Riot” ndodhet RËNDË në SPITAL

Piotr Verzilov, një eksponent njëkohësisht bashkëshorti i një prej anëtareve të “Pussy Riot” (grup muzikor anti-Putin), është shtruar me urgjencë në spitalin toksikologjik të Moskës në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi u dha nga një prej vajzave të grupit, Veronika Nikulshina.

Sipas bashkëshortes së Verzilov, Nadia Tolokonnikova, ai mund të jetë helmuar për shkak të qëndrimeve të tij kundër regjimit të Putinit. Verzilov dhe tre anëtarë të Pussy Riot pushtuan fushën gjatë finales së Botërorit Francë-Kroaci, të veshur si policë. Ata protestonin kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Java 26-të, luhet në dy ditë, spikat Partizani-Flamurtari

Q.Autor

Fenomeni Ronaldo zgjedh midis Messit dhe Cristianos para Kupës së Botës

Sadik.Autor

ANULOI PENALLTINË NË KORÇË/ Arbitri Muska: Ju tregoj bisedën me Jorgjin, e vërteta është që…

Delo.autor

Leave a Comment