Futboll Sport

​Mohamed Salah është objektivi numër një i Real Madridin për afatin kalimtar të verës

Mohamed Salah është duke shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit që në sezonin debutues. Ai ka realizuar 41 gola në të gjitha garat, 31 në Premierligë – për të barazuar rekordin historik të mbajtur nga Shearer, Ronaldo e Suarez (me nga 31 gola).

Salah synon dhe është rrugës për të thyer edhe disa rekorde dhe për shkak të formës fantastike që po kalon, ai është bërë cak i shumë klubeve evropiane.

Don Balon raporton tash e sa kohë se Reali është seriozisht i interesuar për egjiptianin. Madje, mësohet se 25 vjeçari është prioriteti kryesor i Los Blancos për afatin kalimtar të verës.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për Lojtarin më të Mirë të sezonit në Premierligë. /Gazeta Express/

 

Related posts

Milan dhe Valencia projektojnë shkëmbimin e sulmuesve…

Sadik.Autor

NGA STRATEGJIA FITUESE E UEFA TE KËRCËNIMI I KLUBEVE SHQIPTARE/ Rrëfehet presidenti Armand Duka

Delo.autor

“Perëndimi i “Fenomenit”/ “Ronaldo u përshpejtua nga abuzimi i tij me dhuntinë”

Isa.Autor

Leave a Comment