Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Lojtari i njohur akuzohet për përdhunimin e një të miture

Një lojtar i Premier Ligës angleze, akuzohet për përdhunimin e një të miture në Francë. 23-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, po pret vendimin e gjykatës, së bashku me kushëririn e tij, i cili tashmë është në moshën 25-vjeçare.

Lojtari i kishte mohuar akuzat, sepse nuk dëshironte që të mërziste të dashurën e tij. Ndërkohë, tani ata do të gjykohen për shkak të veprës së kryer në Nimes të Francës. Të dy mund të dënohen deri në 15 vite burgim, edhe pse i mohojnë akuzat. Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ishte gjetur nga shoqet e shkollës në një gjendje të rëndë në korrik të vitit 2012.

Vajza, e cila tani gjendet në moshën 21-vjeçare, pretendon se dy personat në fjalë, e kishin sulmuar seksualisht pasi kishin përfituar nga gjendja e saj e dehur. Ajo thotë gjithashtu se të dy kushërinjtë, e dinin se ajo ishte nën moshë. Edhe viktima e ka pranuar se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit atë ditë, por ajo thotë se dy të akuzuarit i kishin ofruar asaj shumë pije alkoolike me qëllim. Tani, futbollisti është duke pritur nga gjykata franceze për të marrë vendimin përfundimtar.

Related posts

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Milan bën lëvizjen e papritur, zëvendëson Ibrën me yllin e Napolit…

Delo.autor

NGËRÇ PËR RINOVIM AKORDI DE VRIJ-INTER/ Mund të largohet në verë, piketohet zëvendësuesi. Ja emri…

Delo.autor

FOTO/ Merkato e Milanit ndër vite, një formacion i gjithi me “dështime”

Q.Autor

Leave a Comment