Futboll Sport

LUKS DHE PARA/ Zbuloni SUPER Hotelin i ri të RONALDOS në Paris. Luzitani ka…

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Parisin për të ndërtuar hotelin e tij të 6 nën markën “CR7”. Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner. Në komunikatën për shtyp theksohet se, përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

“Hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma. Me këtë kapacitet, ai do të jetë më i madhi i rrjetit CR7”, kanë deklaruar përfaqësuesit e grupit “Pestana”.

“Bëhet fjalë për një investim prej 60 milionë eurosh dhe, si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupi ‘Pestana’”, thuhet më tej në deklaratë.

Ylli portugez ka përuruar në vitin 2016 hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij, ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.

Related posts

Gattuso kërkon një bomber, objektivi është sulmuesi spanjoll…

Sadik.Autor

Shaqiri këndon para shokëve, ata qeshin me të (VIDEO)

Sadik.Autor

FROSINONE-INTER/ “Zikaltërit” dyfishojnë shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

Leave a Comment