Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ XAVI vlerësonte RONALDON më shumë se MESSIN, sepse…

Në një deklaratë në vitin 2008, ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, kishte thënë se Cristiano Ronaldo ndikon më shumë në një ndeshje futbolli se sa Lionel Messi, për shkak të aftësive të tij fizike dhe teknike.
Lionel Messi është lënë jashtë listës për çmimet për lojtarin më të mirë të këtij viti, por Xavi mendon se përkundër asaj që FIFA dhe UEFA mund të thonë, ish-bashkëlojtari i tij në Barcelonë, është më i miri në botë.

“Nëse Cristiano e konsideron veten më të mirin në botë, kjo është në rregull. Por, për ne që e shohin Messin, nuk mund as ti krahasojmë. Messi është më i miri në histori të futbollit”, kishte thënë Xavi në dhjetor të vitit të kaluar.

Megjithatë, Xavi, i cili tani luan në Katar për Al Sadd, nuk e kishte të njëjtin mendim edhe para 10 viteve.

“Së bashku me Lionel Messin, Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, kishte thënë Xavi në vitin 2008. “Në fakt, ai është para Leos sa i përket ndikimit në një ndeshje. Ai djalosh ka gjithçka. Ne po flasim për një futboll fizik dhe teknik”.

Related posts

Paqja duket larg/ Ja debati i nxehtë mes Mourinhos dhe Paul Pogbasë

Isa.Autor

PARALAJMËRON LARGIME/ Igli Tare: Ne duam që të arrimë objektivat tona, mund të them…

Delo.autor

SHËNON ASANI/ Zhbllokohet sfida Partizani – Laçi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment