Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Para 18 vjetëve lindi në kampin e refugjateve, tani pritet të transferohet në Bayern

Nga një kamp i refugjatëve në Ligën e Kampioneve, Alphonso Davies e ka një histori të mrekullishme.

17-vjeçari kanadez pritet t’i bashkohet Bayern Munichut për 19 milionë euro në janar nga Vancouver Whitecaps, ky do të jetë çmimi më i lartë i paguar për një lojtar nga Major League Soccer, transmeton Gazeta Express.

Alphonso Davies deri më tani i ka bërë 50 paraqitje për skuadrën e Vancouverit. Ai e bëri debutimin për Kombëtaren e Kanadasë në moshën 16-vjeçare pasi e kishte marrë shtetësinë kanadeze.

Ai ka lindur në një kamp refugjatësh në Ganë në vitin 2000. Kur Lufta e Dytë Civile e Liberisë filloi, prindërit e tij, Victoria dhe Debeah Davies u larguan nga vendlindja e tyre.

“Është dashur që të kalosh nëpër trupat e vdekur për të gjetur ushqim”, tha nëna e tij.

“Ka qenë e vështirë, ka qenë e rrezikshme”, tha babai i tij.

“Ishte e vështirë që të jetoje atje sepse e vetmja mënyrë që të mbijetoje ishte të bartje armë. Dhe ne nuk ishim të interesuar që të përdornim armë”.

Ata udhëtuan me qindra kilometra nga Afrika Perëndimore, duke e gjetur një kamp të refugjatëve në Buduburam në Ganë.

Fëmija i tyre, Alphonso, ka lindur më 2 nëntor të vitit 2000, dhe i kaloi pesë vitet e tij të para në atë kamp.

Ai në moshën 15-vjeçare është vërejtur nga skautët e Vancouverit, dhe zyrtarisht është bërë me kontratë të klubit kanadez.

Ai cilësohet si Gareth Bale i ri. Për të janë interesuar disa klube nga Premierliga, si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli, mirëpo oferta e klubit gjerman ishte më e vështirë për t’u zmbrapsur.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ 70 milionë euro për një talent dhe Liverpooli del blof

Delo.autor

ZYRTARE/ Igli Tare ‘peshkon’ 18-vjeçarin, braziliani transferohet te Lazio

F.autor

NGA PAGËZIMI TEK SKUADRA E JETËS/ 50 hijet e Mancinit, historia e njeriut që ringriti “Axurrët”

Delo.autor

Leave a Comment