Futboll Sport

FINALJA LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mbappe: Ja kush do jenë skuadrat rivale

Kylian Mbappe ka thënë se dëshiron që finalja e Ligës së Kampionëve të zhvillohet mes Paris Saint-Germainit dhe Juventusit.

Së fundmi presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se Juventusi është rivali më i madh i klubit francez në Ligën e Kampionëve, dhe Mbappe duket se pajtohet me këtë, transmeton Gazeta Express.

“Grupi ynë është shumë i komplikuar”, ka thënë francezi.

“Kundër Napolit do të jetë e vështirë. Skuadra e Ancelotti luan një futboll të mirë. Ata po ashtu kanë tifozë të mrekullueshëm”.

“Cristiano Ronaldo në Juventus? Fillimisht, ai ka sjellë diçka më shumë në Serie A. Liga italiane ka qenë gjithmonë një ligë e mrekullueshme, mirëpo në kohët e fundit disi e humbi prestigjin e saj”.

“Juventusi dhe Ronaldo mund të bëjnë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve”.

“Një finale PSG-Juve? Do e doja këtë tani”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës gjatë kësaj vere në Rusi.

Related posts

LEVANTE-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Roger

Delo.autor

Liverpool insiston për Thomas Strakoshën

Sadik.Autor

ANALIZON MOMENTIN E VËSHTIRË TË MILAN-IT/ Maldini: Dëmtimet si mallkim, Europa League të na bëhet mësim

Delo.autor

Leave a Comment