Bundesliga Futboll Sport

KAMPIONI BOTËS/ Do të jetë shumë e vështirë pa atë, ishte idhulli im

Arturo Vidal nuk është më një lojtar i Bayern Munich. Pas tre sezonesh të kaluar me bavarezët, me të cilët ka fituar në total gjashtë trofe: 3 Bundesliga, 1 Kupë të Gjermanisë dhe 2 Superkupa të Gjermanisë.

Mesfushori kilian është larguar nga Mynihu këtë verë për t’u transferuar te Barcelona për një shumë të përafërt me 20 milionë euro. Mungesa e tij pritet të ndihet shumë në radhët e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Të paktën ky është mendimi i ish-shokut të tij të skuadrës, Corentin Tolisso, i cili ka folur në konferencë për shtyp për kilianin. “Është e vështirë të humbasësh lojtarë si Arturo.

Kur isha tek ekipet e moshave të Lyon-it dhe ai tek Juventus, ishte pika ime e referimit, shënonte shumë, por dinte edhe të mbronte. Ishte modeli im ideal i mesfushorit”, ka thënë Tolisso.

Në 123 ndeshje të luajtura në total më Bayern, Vidal ka shënuar 22 gola, por ai ka qenë protagonist edhe për episode të ndodhura jashtë fushës së lojës, me shtypin gjerman që nuk i ka kursyer kritikat ndaj tij për jetën e natës të shfrenuar.

Related posts

RIKTHEHET DUELI PAS 45 MUAJSH/ Ja kush e motivon Partizanin në Ballsh

Delo.autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, portieri Ujkani transferohet tek Empoli

Delo.autor

NGA MESFUSHA PAS SHKATËRRUES TEK ALTERNATIVA/ Tirana mendon për skemën, ja plani B pa Çelhakën…

Delo.autor

Leave a Comment