Kosova

FFK: Kosova miqësore me Azerbajxhanin

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë miqësore me Azerbajxhanin në shkurt. Federata e Futbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me atë të Azerbajxhanit për një ndeshje miqësore.

Takimi mes dy kombëtareve pritet të zhvillohet më 2 shkurt në Antalia të Turqisë. FFK ka njoftuar se përbërja e ekipit përfaqësues të Kosovës do të jetë nga futbollistët e Superligës.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit, e cila marrëveshje pritet të nënshkruhet nesër, e me të cilën është paraparë që më 2 shkurt në Antalia të Turqisë ta zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërmjet dy kombëtareve.

Ndërkaq, që Kombëtarja A e Kosovës do të përbëhet prej futbollistëve të Vala Superligës që do të jetë një test i mirë për të parë cilësitë e futbollistëve vendor”, thuhet në njoftimin e FFK-së

Related posts

SUKSESI NË LIGËN E KOMBEVE/ Kombëtarja e Kosovës mbyll fazën e grupeve si fituese e grupit 3 të Ligës D

Isa.Autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ “Dardanët” bëjnë atmosferë rrugëve të Londrës (FOTO)

Delo.autor

Vushtria u falet penalltive për të nxjerrë jashtë Lirinë, triumfon Gjilani

Q.Autor

Leave a Comment