Futboll Sport

ÇMIMET E LOJTARËVE/ Shefi i Premier Ligës: Llogaritja e FIFA-s është qesharake

Propozimi i FIFA-s për të zhvilluar një algoritëm për të fiksuar çmimin e futbollistëve, është cilësuar qesharak nga shefi i Premier League. Limitet mbi shumat që klubet mund të lejohen të shpenzojnë për futbollistët po konsiderohen nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të paktën sipas disa dokumentave të zbuluara.

Gjithsesi, Bill Bush, drejtor i politikave në Premier League, deklaroi për ‘Telegraph Sport se nuk mendon që klubet të pranojnë kurrsesi një sistem që automatikisht të gjenerojë çmimin e futbollistëve. “Personalisht mendoj se është qesharake. Kush e di se ku do të shkojë AI, ndaj kurrë mos thuaj kurrë, por tregu e merkato është ajo që gjtihëkush mendon se vlen. Është kjo ajo që vendos çmimin dhe si mund ta gjenerosh atë me algoritëm, nuk e di. E sheh Ronaldon në episode të ndryshme të karrierës së tij. Si mund të shkruash një formulë që të kapë aftësitë, personalitetin, dëmtimet, aftësitë për të shitur imazhin dhe projektimin e të ardhmes?”, deklaroi shefi i Premier League.

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Pas ndërhyrjes me “VAR”, Dybala rihap sfidën ndaj Lazios (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ INTERI shumë pranë Arturo VIDAL, zikaltrit plotësojnë kërkesat e Bayern

Isa.Autor

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

Leave a Comment