Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ RONALDO “heq dorë” nga Marcelo, në kërkim të një super ylli tjetër madrilen

Cristiano Ronaldo nuk ka bërë deri më tani asnjë gol me Juventusin, sepse duket se më e rëndësishme se të shënojë, për të është që të marrë lojtarët që dëshiron në skuadër.

Dhe nuk bëhet fjalë për shokun e tij, Marcelon, i cili për momentin është në axhendën e shtesave për Julen Lopetegui, por për një nga yjet e Real Madrid, Toni Kroos. Portugezi kërkon që të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin në vitin e tij të parë, dhe për të arritur këtë, beson se është thelbësore që të forcojë ekipin, për këtë arsye është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tij te Real, me të cilët fitoi 3 “Champions League” radhazi.

Dhe në këtë kuptim, ardhja e Toni Kroos shumëfishon cilësinë e një mesfushe që tashmë ka një Miralem Pjanic. Sigurisht, Juventus është i gatshëm që të bëjë gjithçka që Ronaldo të jetë i lumtur, i cili edhe pse s’ka shënuar ende me “Zonjën e Vjetër”, ka krijuar një valë shumë të fortë entuziazmi në radhët e tifozëve.

Nga ana tjetër, largimi i CR7 po i sjell shumë probleme Real Madrid; jo vetëm se i la një boshllëk të madh në sulm, por edhe se tashmë kërkon që të marrë në Itali ish- shokët e tij të skuadrës. Ose Toni Kroosin ose Marcelo….

Related posts

VIDEO/ PSG rikthen epërsinë ndaj Sochaux, Cavani autor i golit

Q.Autor

TRADHTOI ROMËN/ Braziliani Malcon shkon tek Barcelona për… milionë euro

Isa.Autor

RENDITJA/ Karim Benzema fiton “Topin e Artë” për vitin 2022

F.autor

Leave a Comment