Futboll Seria A Sport

“DUA NJË JUVENTUS MË CINIK”/ Allegri: Dybala dhe CR7 janë mirë, Ramsey të vrapojë më pak

Me pak cinizëm dhe pas shumë vështirësisë, Juventusi siguroi suksesin e radhës në edicionin e 25-të të trofeut “Berluskoni”. Kundër Monzës mjaftuan golat e Kulusevskit dhe të Ranokias, teksa realizimi i D’Alesandros në të 88- ën shërbeu sa për t’i dhënë ca emocione fundit të takimit.

Pas dhënies së trofeut që u tërhoq nga kapiteni Rugani, për mediat foli Masimiliano Alegri që komentoi ecurinë e ekipit të tij gjatë miqësores, por edhe në këtë fazë përgatitorë.

Ta nisim nga Kulusevski?

Ka potencial dhe është përmirësuar shumë, por duhet të jetë edhe më i keq përpara porte. Shpesh krijon situata të rëndësishme e i duhet të jetë konkret. Në pjesën e parë mund të shënonte edhe një gol më shumë, por gjithmonë zgjedh saktësinë e godet me të brendshme. Duhet të jetë më tepër cinik, megjithatë për ne është shumë i rëndësishëm.

Para disa vjetësh i thurnit elozhe Faxholit. Si ju duket sot?

Lojtarët vlerëson sipas ndeshjeve dhe sot nuk më duket se luajti keq. Mund të them se është rritur nëse e vlerësojmë nga mënyra se si e sheh lojën e si e menaxhon topin. Më kohën do të vlerësojmë pozicionin e tij në skuadër.

A mund të jetë në nivelin e një Lokateli apo Pjaniçi?

Nnuk e di, sepse merkaton e bën klubi. Mes nesh flasim çdo ditë. Mund të them se kam një ekip i mirë. Ramsej luajti shumë mirë para mbrojtjes dhe mendoj në atë rol mund të bëhet një lojtar vërtet i rëndësishëm.

Si janë Dibala e Ronaldo?

Janë të mirë. Ronaldo u kthye me një entuziazëm të madh, si të gjithë të tjerët. Paulo kishte një lodhje të lehtë në kuadricepsin e këmbës së majtë, por është shëruar. Nga e hëna (sot) mendoj se do të kthehet me ekipin e në Barcelonë ai duhet të jetë në dispozicion si të gjithë të tjerët.

Më 8 gusht do të luani ndaj Barcelonës. Çfarë do t’i thoni Pjaniçit?

Do ta përshëndes sepse kemi qenë së bashku për katër vite. Më ka dhuruara fitore të mëdha. Edhe pse ai është në Barcelonë, ne kemi disa lojtarë të mirë, por unë mendoj se nëse Ramsej është i bindur, ai mund të luajë përpara mbrojtjes me rezultat të rëndësishëm. Për ta bindur i kam thënë se në atë rol mund të vrapojë edhe më pak.

Related posts

NË PRITJE TË ICARDIT/ Napoli bën lëvizjen e papritur. Zyrtarizon transferimin e sulmuesit!

F.autor

ITALIA VIJON TË MREKULLOJË/ Shifra dhe rekorde të pabesueshme, spikat mbajtja e topit

Delo.autor

EFEKTI FINANCIAR/ Mesi, një minierë ari për PSG-në edhe pa luajtur

Delo.autor

Leave a Comment