Futboll La Liga Sport

BOMBA E DITËS/ SUAREZ nuk bind: BARÇA e ka gati zëvendësuesin që vlen 250 milionë euro

Paraqitjet me ulje ngritje, nga ana e Luis Suarez nuk kanë qenë bindëse për Barcelonën, që pas 4 sezoneve mund të largojë bomberin uruguaian.

Për të zëvendësuar 31-vjeçarin, ish-lojtarin e Liverpool-it, katalanasit janë duke menduar të hyjnë në tratativa me Tottenham-in, për të siguruar shërbimet e britanikut Harry Kane, i ndjekur për një kohë të gjatë edhe nga Real Madrid.

Sipas asaj që raporton Don Balon, dy ekipet spanjolle mund të sfidojnë njëra tjetrën verën e ardhshme, në mënyrë që të transferojnë 25-vjeçarin nga Walthamstow.

Por të hysh në bisedime me Spurs nuk është aspak e lehtë, pasi ata nuk janë të gatshëm të ulin pretendimet. Në rast se Barcelona arrin të bindë Tottenham-in, mund të flitet për një shifër rekord të shpenzuar për blerjen e një lojtari.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Roma. Rezultati 3-1

Delo.autor

Çështja ‘Griezmann’, reagon Simeone: Do të jetë turp nëse largohet

Q.Autor

FOTO/ Dybala thumbon Milanin, Gattuso nuk përmbahet: Nëse Juve fiton Champions, unë do pres…

Q.Autor

Leave a Comment