Futboll Premier League Sport

MUNDI TOTTENHAMIN/ Klopp: Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit

Jurgen Klopp ka pranuar se nuk mund të ishte më i lumtur pasi Liverpooli i tij mposhti Tottnenham. Ai e ka deklaruar këtë fitore si më të bukurën e sezonit.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë. Ishte një punë e vështirë dhe djemtë ia dolën,” shprehet Klopp për Sky Sports pas ndeshjes. “E merituam fitoren. Në më shumë se 85 minuta ishim dominues. Si me topin në zotërim ashtu edhe pa topin duke u shkaktuar shumë probleme. Djemtë e ndoqën mirë planin dhe punuan shumë për të prodhuar këtë paraqitje.

“Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit dhe paraqitja ishte shumë më e mirë se rezultati. “Ishte një ndeshje e vështirë. Dy skuadra të mëdha, kështu duhet të jetë gjithmonë futbolli. “Djemtë punuan shumë dhe jam krenar për ta.”

Related posts

Copa del Rey/ Hidhet shorti për gjysmëfinalet, Barcelona njeh kundërshtarin e ‘vështirë’

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manchester United interesohet për yllin e rivalëve në Premier…

Delo.autor

Milan sfidon Interin dhe Juven për super yllin e Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment