Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN SKANDALET KINEZE DHE TURKE/ Ja kush ia bëri “gropën” Skënderbeut

“Ata që e nisën këtë punë me Skënderbeun, edhe pse nuk janë tashmë pjesë e kësaj çështjeje, me sa duket qenkan shumë të fortë, kështu që edhe në KAS ndikojnë”, deklaroi të premten presidenti Ardjan Takaj, ndërsa dje ishte vetë klubi që përmes qëndrimit në faqen zyrtare në “Facebook”, fliste hapur duke përmendur emrat e inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës që nisën hetimin për Skënderbeun.

karl dhont

Por kush janë inspektorët e Etikës dhe Disiplinës që i bënë “gropën” klubit korçar dhe më pas mendohet se u tërhoqën nga postet në UEFA? Më konkretisht, me raportin për Skënderbeun janë marrë belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Palacios. I pari është një ekspert në fushën e basteve, i cili është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009.

Jo vetëm kaq, por UEFA i ka dhënë drejtimin e zyrës së antikorrupsionit, e krijuar pikërisht në momentin kur Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionit Disiplinor. Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në vitin 2005, kur informoi presidentin e klubit belg, St.Truiden, mbi lëvizjet e dyshuara të koeficienteve të basteve në Azi.

Miguel_Lietard

Migel Lietard Fernendez Palacios (Spanjë) është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në një studio ligjore të emërtuar “Sport Advisors”. Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Anhel Maria Vijar, ish-president i Federatës së Futbollit në Spanjë, që u arrestua për korrupsion pak kohë më parë. Lietard ka përfaqësuar juridikisht në KAS çiklistin e mirënjohur Alberto Kontador.

Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinore të UEFA-s. Ai ka qenë edhe inspektori që ka hetuar mbi çështjen e Fenerbahçes në sezonin 2010-2011, kur dyshohej për trukimin e rezultateve në kampionatin turk.

Related posts

MERAKATO E JANARIT/ Kampionët e Anglisë ofrojnë sulmuesin Origi për objektivin e Milan…

Delo.autor

Gjithë bota mezi pret ‘El Clasicon’, por njihuni me katër shtetet të cilat nuk do e transmetojnë superndeshjen

Q.Autor

Presidenti shpërfill Heynckes: Ylli brazilian ende mund të ëndërrojë Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment