Futboll La Liga

Sevilla e Montellas zhgënjen sërish, e mund edhe Alaves

Vincenzo Montella u bë trajneri i parë i Sevillas në mijëvjeëarin e ri që humbet dy ndeshjet e para në Primera Division.

Pas shkarkimit të argjentinasit Berizzo tri javë më parë drejtuesit e klubit andaluzian i besuan timonin trajnerit italian, por bardhekuqtë ranë “nga shiu në breshër”, teksa u mundën në Vitoria nga një kundërshtar si Deportivo Alaves me rezulatin minimal 1-0.

Në stadiumin “Mendizorroza” ekipi bask luajti shumë më mirë në fraksionin hapës, megjithatë goli i vetëm që mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët skuadrës vendase u shënua në pjesën e dytë, kur pas një goditjeje nga këndi mesfushori Manu Garcia përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes së Sevillas për të mposhtur portierin Sergio Rico.

Ekipi i Abelardos ruajti qetësinë në një takim tepër nervoz, të mbushur me kartona, duke i rezistuar presionit të andaluzianëve, që dështuan për të realizuar qoftë edhe golin e barazimit, ndonëse skuadra e Alavesit e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.

 

Related posts

“SHTËPIA” E KOMBËTARES SKOCEZE/ Stadiumi gjigand dhe marrëveshja që po “vret” historinë

Delo.autor

Young Boys thyejnë Juven, por “Zonja e Vjetër ” mbetet e para

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHEM FLORIAN KAMBERI/ Sulmuesi realizon një gol spektakolar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment